TIRANË-Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi. Kërkesa është bërë për shkak të parashkrimit të veprës penale. Nëse pushimi i hetimeve pranohet, Roshi do të vijojë të hetohet edhe për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre. Seanca e radhës do të mbahet më 28 prill.
Në qershor të 2025, Roshi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës, gjatë kohës që ka qenë në drejtimin e bashkisë së Kavajës. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative.
Roshi është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur mbante postin e kryebashkiakut të Kavajës. Nga hetimet u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë./ZËRI