PAMJE NGA VENDNGJARJA
KORÇË-Një konflikt i dhunshëm mes dy grupeve ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës, në afërsi të kinemasë.
Të rinjtë janë konfliktuar me grushta, shkelma e sende të forta, ku si pasojë një prej tyre ka përfunduar i plagosur. I riu raportohet se ka dëmtime në trup pasi dyshohet se gjatë ikjes i lënduar, është rrëzuar në kangjella dhe ka pësuar çarje.
Autorët janë arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodhen në bizneset e zonës, si dhe po hetohet për zbardhjen e dinamikës dhe motiveve./ZËRI
Poll