Aktualitet

E moshuara dy ditë pa ndjenja në dush! Komshiut i pikonte tavani, shpëton mrekullisht pas “ankesës”

Fqinjët tregojnë se e moshuara kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me ta

F.I
E moshuara dy ditë pa ndjenja në dush! Komshiut i pikonte tavani,
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË-Një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht në Korçë. Konkretisht një rrjedhje uji te komshiu është kthyer në shpëtimin e jetës për gruan që jetonte e vetme. Fqinji ka konstatuar lagështirë në tavan dhe ka tentuar të kontaktojnë me të moshuarën, por ka kuptuar se diçka nuk shkonte, pasi e moshuara nuk përgjigjej dhe kanë lajmëruar policinë.

Kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë bërë të mundur hapjen e derës ndërsa kanë gjetur të moshuaren të shtrirë në dush, e cila nuk mund të lëvizte pasi vuante nga sëmundje të kockave dhe skleroza. Fqinjët tregojnë se e moshuara kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me ta ndërsa tavani i lagur ka qënë “sinalizuesi”.

E moshuara ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB