Aktualitet

Gjoba 2 mln euro! Pengmarrja e biznesmenit, kapet edhe Jurgen Neza

28-vjeçari së bashku me vëllain e tij, Kevin Neza dhe djali i xhaxhit i tyre, Hysen Neza (të arrestuar) morën peng më 31 mars 32-vjeçarin Florian Sula, me qëllim zhvatjen e parave.

F.I
Gjoba 2 mln euro! Pengmarrja e biznesmenit, kapet edhe Jurgen Neza
Hysen Neza, Florian Sula dhe Kevin Neza

TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar Jurgen Nezën, një prej autorëve të shpallur në kërkim lidhur me pengmarrjen e biznesmenit dhe bosit të Call Center-ave, Florian Sula. 28-vjeçari së bashku me vëllain e tij, Kevin Neza dhe djali i xhaxhit i tyre, Hysen Neza (të arrestuar) morën peng më 31 mars 32-vjeçarin Florian Sula, me qëllim zhvatjen e parave.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaluan shtetasin J. N., 28 vjeç, i shpallur në kërkim dje, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hijet”,-njofton policia.

Ditën e ngjarjes, 32-vjeçari ndodhej duke pirë kafe pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, kur tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali. Pengmarrësit i janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe e kanë detyruar të hipte në automjet dhe më pas e kanë çuar në ambientet e një magazine në Xhafzotaj.

Fillimisht i kanë kërkuar 2 milion euro, por pasi 32-vjeçari ka kundërshtuar ata e kanë dhunuar dhe më pas i kanë kërkuar 1 milion euro, por sërish i riu ka thënë se nuk ka aq para. Më pas i kanë kërkuar “500 mijë euro” ku e kanë liruar që ky të shkonte të merrte paratë. Pas lirimit, biznesmeni 32-vjeçar i është drejtuar policisë. Sula raportohet të jetë i skeduar për mashtrim me pasoja të rënda, grup kriminal dhe pastrim parash në ndërtim, pjesë e grupit të Amant Josifit. Sipas raportimeve mediatike paraprakisht dyshohet se shkak i pengmarrjes thuhet të jetë bërë një borxh prej 30 mijë euro që Sula i kishte Kevin Nezës./ZËRI

Poll

MOS HUMB