Aktualitet

5 orë në Elbasan/ "Audin ia mora Tomit", Shpataraku dëshmi kontradiktore: Shoku im Toni...pronari: Erdhi për ta blerë 15 mijë euro

Sipas tij tabela “Shitet” mund të jetë hequr në momentin kur makina është marrë nga blerësi për provë.

F.I
5 orë në Elbasan/ "Audin ia mora Tomit", Shpataraku
Uljan Shpataraku

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK, siguruar nga ZËRI lidhur me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi i cili u kap bashkë me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku në mjetin tip 'Audi A6' pasditen e 26 gushtit. Agasi është mbajtur në monitorim hap pas hapi nga vila në Shkozet, largimi drejt Elbasanit bashkë me ish-zyrtarin e deri në arrestimin në kthim. Por në dosje nënvizohet se qëndrimi në Elbasan i cili ka zgjatur 5 orë ka qenë pa vëzhgim, nga momenti ku, në afërsi të tregut agroushqimor, automjeti ku udhëtonte Shpataraku me Agasin kthehet në rrugicën djathtas. 

 Në lidhje me rrugën e ndjekur për në Elbasan, Uljan Shpataraku deklaroi: “Fakti që të vesh të tregu, nuk është krim dhe nuk jekriminel, tregu është zonë shumë e madhe. Unë marr rrugën e vjetër për Elbasan për shkak të trafikut që të gjithë Shqipëria e di.”

I pyetur se sa orë kishte qëndruar në Elbasan, deklaroi se kishte qëndruar rreth dy orë. I pyetur nëse e mbante mend vendin ku ishte ulur në kafe, deklaroi se, para se të hynte në Elbasan, kishte një kafe që kishte edhe servis makinash dhe që quhej “Renato”. I pyetur mbi arsyen pse ka shkuar ne Elbasan u përgjigj se “Po është e vërtetë kam shkuar në Elbasan. Kam shkuar, kam takur dy miq të mi, kam pi kafe dhe jamkthyer nga Elbasani.”

Përveç mospërputhjes së orareve me qëndrimin në Elbasan, ish-zyrtari ka dhënë dëshmi kontradiktore lidhur me automjetin tip Audi A6. Në dëshminë e parë, Shpataraku ka deklaruar se mjetin e kishte marrë hua nga një shok me emrin 'Tomi', të cilin e kishte takuar afër Kënetës, pasi makina e tij nuk funksiononte siç duhej, pasi herë pas here nxehej. Por i pyetur më vonë në lidhje me mjetin, ish-zyrtari iu referua shokut të tij me emrin 'Toni' dhe deklaroi se mjetit të tij ishte prishur kondicioneri.

Nga ana tjetër dëshmia e pronarit të makinës rrëzon pretendimin e Shpatarakut. Pronari i mjetit tip 'Audi A6' Kadri Guza në dëshminë e tij pretendon se më 24 gusht, dy ditë para arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, një person i njohur nga televizori si fytyrë i ka shkuar për të blerë mjetin. Sipas tij, Shpataraku e kishte marrë Audin për provë dhe më pas do bëhej pagesa pagesën për shumën 15.000 Euro. Sipas tij tabela “Shitet” mund të jetë hequr në momentin kur makina është marrë nga blerësi për provë.

Dëshmitë kontradiktore: 

"I pyetur se çfarë automjeti kishte pasur në përdorim atëditë, deklaroi se kishte pasur një Audi. I pyetur se kur e kishte marrë këtëautomjet, deklaroi se e kishte marrë në Durrës, rreth orës 10:00, sipaskujtesës së tij, ia kishte marrë një shoku të tij, të cilin e identifikoi meemrin Tomi, duke sqaruar se nuk ia dinte mbiemrin. I pyetur se ku e kishte takuar, deklaroi se e kishte takuar afër Kënetës. Shpjegoi se ishte nisur përtë shkuar në Elbasan, por makina e tij nuk funksiononte siç duhej, pasi herëpas here nxehej, dhe për këtë arsye kishte lënë makinën e tij dhe kishte marrë makinën e shokut. I pyetur për tipin e automjetit, deklaroi se ishte Audi A6.,"-thuhet në dosje.

"I pyetur për automjetin, Z. Shpatarku tregon se e ka marrë afërzonës së Kënetës dhe ia ka marrë një shokut të tij me emrin “Toni”, pasi ishteprishur kondicioneri i automjetit të tij, duke shtuar se do të pinte kafe meshokun e tij “Renato” dhe më tej do ta kthente,"-thuhet në dosjen hetimore.

Poll

MOS HUMB