
TIRANË-Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbush sot 5 vite nga krijimi. Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij theksoi se drejtësia nuk njeh anë e kah, ndërsa u ndal edhe tek sulmet që bëhen në drejtim të prokurorëve të SPAK. Dumani tha gjatë konferencës për media se lidhur me korrupsionin, numërtojnë 1097 procedime penale dhe 1096 persona nën hetim.
“Në këto 5 vite, sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të pushtetit. Në përudhën 5-vjecare SPAK ka regjistruar 1809 procedime penale. Lidhur me korrupsionin, numërtojmë 1097 procedime penale dhe 1096 persona nën hetim. Nga këto 61 janë zyrtarë të nivelit të lartë. Dhe 70% e tyre janë dërguar për gjykim”, tha Dumani.
Sa i përket krimit të irganizuar kreu i SPAK u shpreh se janë proceduar 955 persona nga ku 55% e tyre janë dërguar në gjykim. Dumani deklaroi se janë sekuestruar 182 mln euro asete të përfituara në mënyra të paligjshme.
Altin Dumani: Jemi krenar për kontributin që kemi dhënë në lehtësimin e arritjes së kësaj aspirate. Jemi të vendosur përgjatë rrugës së integrimit europian, për të ruajt standardin europian të zbatimit të ligjit. Në fillim ishim vetëm 8 prokurorë. E nisëm me një dosje voluminoze të mbartura nga krimet e rënda dhe atë të transferuara nga prokuroritë e rretheve. Në mungesë të plotë të Byrosë kombëtare të hetimit, po për të kontribuar në ngritjen e këtij institucioni të ri. U hasën vështirësi nga më të ndryshme, qoftë në ngritje e institucioneve nga ana formale, por edhe infrastrukturore. U desh të krijohej një fizionomi dhe mendësi që do i përshtatej filozofisë së re të reformës në drejtësi. Sot vijojnë po të njëjtat, por kjo është pjesa jonë personale. Një pjesë aspak e vogël, që ne 20 prokurorët e SPAK, 60 hetuesit e BKH e të tjerë, ne i kemi prnauar. Sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të shtetit. Drejtësi nuk njeh anë dhe kah, dhe nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen. Korrupsioni sfidohet, se sot s’mund të ketë zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia. Kjo përpjekje e jona s’ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi s’mund të zhduken para ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, kërcënime, shpifje apo kërcënime familjarësh. Jemi betuar për tu shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Lidhur me korrupsionin, janë 1096 persona nën hetim, 61 zyrtar të nivelit shumë të lartë dhe 70 përqind e tyre janë dërguar për gjykim. Janë ngritur 42 skuadra të përbashkëta hetimore në lidhje me bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Kemi sekuestruar 182 mln euro asete të përfituara në mënyra të paligjshme. Kemi hetuar zyrtarë të të gjitha niveleve, mesazh që drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe nuk ka persona të paprekshëm.
Më tej drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është shprehur se prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre janë përballur me kërcënime, si ndaj tyre, ashtu edhe familjarëve.
Altin Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, me fyerje, shpifje kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë, por përballë tyre jemi mbledhur bashkë si një trupë e vetme kolegësh, kemi kuptuar e rëndësishme është pavarësia e institucionit ku ushtrojmë detyrën dhe sa e vyer është integriteti gjithsecilit nga ne, nëse dikush mendon ndryshe, gaboheni. Jemi betuar për tu shërbyer vendin. Misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës, nuk kemi kohë për të shpjeguar por për të vijuar me tjetrën. Për këtë duket këmbëngulje. SPAK është më i fortë se është i pavarur.
Në cerenominë e organizuar me rastin e 5 vjetorit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme të pranishëm ishin edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Kasanof garantoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi por dhe punën e SPAK, ndërsa kujtoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm detyrë e SPAK. Nga ana tjetër Gonzato vlerësoi punën e SPAK në këto 5 vite, e ndërsa garantoi vijimin e mbështetjes kujtoi se ka ende punë për të bërë pasi rrugëtimi europian i Shqipërisë bazohet në rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5 vite luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
SPAK nisi punën në vitin 2019 dhe është kthyer në një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Në këto pesë vite, SPAK ka treguar angazhim të pandërprerë për të ndjekur penalisht bosët e krimit dhe figurat e larta të korruptuara, duke sjellë përpara drejtësisë emra të rëndësishëm jo vetëm nga bota e krimit, por edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.
Sipas drejtuesit të tij, Altin Dumani, gjatë pesë viteve të fundit, SPAK ka regjistruar një sërë çështjesh penale, duke vepruar shpesh me nismën e vet, dhe ka arritur të sekuestrojë dhe konfiskojë asete me vlerë deri në 150 milionë euro. Dumani ka theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë një shtyllë kyçe e suksesit të këtij institucioni, si në luftën kundër korrupsionit ashtu edhe kundër krimit të organizuar.
Dumani ka propozuar disa përmirësime në kuadrin ligjor, përfshirë uljen e pragut të korrupsionit në 500 euro në Kodin Penal, për të rritur efikasitetin në ndjekjen e rasteve më të ndërlikuara. Ai gjithashtu ka sugjeruar mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar./ZËRI