Aktualitet

51-ditë protestë/Qytatarët protestojnë përpara Kryeministrisë, ku po mbajnë edhe fjalime

Qytetarët e ndalën marshimine e tyre përpara godinës së kryeministrisë, ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.

M.K.
51-ditë protestë/Qytatarët protestojnë përpara
foto nga protesta

TIRANË-Protesta e cili nisi si një reagim i drejtpërdrejtë për situatën e Zvërnecit, këtë të hënë hyri në ditën e 51-të të saj, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët, ashtu edhe si në ditët e mëparëshmë të protestave, u mblidhën në sheshin “Skëndërbej”, ku më pas u nisën duke marshuar me pankarta nëpër duar drejtë kodinës së Kryeministrisë duke përshkuar në këmbë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Rama.

Qytetarët e ndalën marshimine e tyre përpara godinës së kryeministrisë, ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB