Aktualitet

Aksident i rëndë në Kosovë, dy persona humbin jetën, tre të tjerë të lënduar

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e këtij aksidenti, dy persoan kanë humbur jetën.

M.K.
Aksident i rëndë në Kosovë, dy persona humbin jetën,
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog, në fshatin Shushice. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e këtij aksidenti, dy persoan kanë humbur jetën.

Fadil Gashi, zëdhënësi i policisë së rajonit në Pejë, ka bërë më dije se gjithashtu në këtë aksident jan edhe tre persona të aksidentuar të cilët po trajtohen me shërbim mjeksor në spital.

Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB