Aktualitet

736 mijë lek rrogë në muaj/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit 1 mln €

Juristja e Ermal Beqirit, rezulton të ketë në pronësi disa pasuri, si apartamente dhe një Jaht të markës “Pretador 50 sky fall” që përllogaritet në 950 mijë dollarë.

F.I
736 mijë lek rrogë në muaj/ Kush është juristja e Ermal
Xhenila Tamizi dhe Ermal Beqiri

TIRANË-Ndaj Ermal Beqirit dhe biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim, Ergys Agasi, tashmë SPAK ka nisur një hetim pasurur me qëllim zbulimin e pasurive që dyshohet se janë ndërtuar nga burime të paligjshme. Gjatë hetimeve gazetari Elton Qyno njofton se është zbuluar se një juriste e kompanisë “Soft & Solution”, rezulton të jetë pronare e disa pasurive që SPAK dyshon se zotëruesi i vërtetë i tyre është biznesmeni i teknologjisë elektronike, Ermal Beqiri.

Konkretisht sipas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj. Por pavarësisht kësaj page të ulët, juristja e Ermal Beqirit, rezulton të ketë në pronësi disa pasuri, si apartamente dhe një Jaht të markës “Pretador 50 sky fall” që përllogaritet në 950 mijë dollarë.

Ndërkohë nga verifikimet e kryera në sistemin e targave dhe automjeteve në emër të Xhenila Tamizit,deri në vitin 2021 nuk rezultonte i rregistruar asnjë mjet lundrues dhe asnjë mjet transporti tjetër. Ndërkohë SPAK dhe prokuroria e Tiranës, janë duke kryer veprime hetimore lidhur me zyrtarët përgjegjës që nuk mundën të sigurojnë koleksionin prej 900 shishe vere e vere të cilësisë së lartë, që u zhduk nga banesa e Ergys Agasit.

Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë. Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat.

Poll

MOS HUMB