Aktualitet

8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës, Policia kufitare shpëton 11 emigrantë të paligjshëm

Emigrantët e shpëtuar janë nga 5 Bangladeshi, 3 nga Pakistani, 1 nga Libia, 1 nga Afganistani dhe 1 nga Haiti.

F.I
8 milje larg grykëderdhjes së Vjosës, Policia kufitare
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Në orët e para të mëngjesit Policia Kufitare mori njoftim se një mjet lundrues me 11 persona në bord ndodhej në rrezik, rreth tetë milje larg grykëderdhjes së lumit Vjosë. Autoritetet arritën të lokalizojnë mjetin, duke bërë të mundur shpëtimin e 11 emigrantëve të huaj.

Emigrantët e shpëtuar janë nga 5 Bangladeshi, 3 nga Pakistani, 1 nga Libia, 1 nga Afganistani dhe 1 nga Haiti. Ata janë transportuar në tokë dhe ndodhen në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Ende nuk është përcaktuar destinacioni i tyre apo nëse po tentonin të kalonin drejt Italisë me mjetin e vogël lundrues.

Ata udhëtonin me një mjet lundrues rreth 2.5 metra të gjatë, i përshtatshëm vetëm për një ose dy persona, ndërsa në të ndodheshin plot 11 persona.

Poll

MOS HUMB