TIRANË-Vitet e fundit duket se kirurgjia plastike dhe trajtimet estetike janë kthyer në një trend. Në fakt të kujdesesh për veten apo ta mirëmbash atë nuk ka asgjë të keqe dhe me metodat e kohëve të fundit shumë njerëz duan të arrijnë të plotësojnë ato çfarë iu kanë munguar, një ndër to është metoda për mbjelljen e flokëve.
Në vitin 2023, spitali 'Sante Plus' ofroi shërbime të mbjelljes së flokëve me metodën FUE, me çmime që varionin rreth 980€-1000€. Njerëzit priren dhe ndodhen të ekspozuar para kësaj oferte, duke u tunduar, por sa i kushtojnë rëndësi mjekut? A ka një licensë ky mjek apo ky spital për të bërë këtë ndërhyrje? A kontrollohen pacientët?
Një rsat i tillë u denoncua para tre vitesh në portalin JOQ, ku Ilir Gjuzi denoncoi përvojën e tij me 'Sante Plus'. Gjonuzi rrëfen se gjatë procesit të ndërhyrjes në sallë ishin dy mjekë të rinj, ku sipas tij njëri bënte muhabet, tjetri shikonte telenovela. Pas një farë kohe pacienti ishte informuar se të dy mjekët ishin të pa licensuar, praktikantë. Gjuzi rrëfente asakohe se pasi i doli mpirja kishte kriza dhe dhimbje të vazhdueshme. Ai iu drejtua spitalit por ajo që fitoi ishte vetëm neglizhenca nga ana e tyre.
Vetëm në tetor të vitit 2025 'International Medicare shpk' e 'Sante Plus' u bllokua pas një hetimi nga krimi ekonomik, ku u zbulua se në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente. Në pranga u vendosën administratori i spitalit, Edmond Zaja, 62 vjeç, ndërsa u shpallë në kërkim bashkëaksionerët, shtetasi turk Bilal Kara, 45 vjeç, si dhe Geriana Arapi, 32 vjeçe. Reklama për ndërhyrje por sa pacientë kanë injektuar medikamente të ndaluara për përdorim?
Sot tre vite më pas, nga rasti i mbjelljes së flokëve të Ilir Gjonuzit, ndërhyrjet estetike janë normalizuar më shumë dhe si çdo procedurë mjekësore, vijnë me rreziqe. Fusha e ndërhyrjeve estetike vazhdon të evoluojë, e nxitur nga përparimet teknologjike dhe kërkesat për përmirësimin e pamjes, por nuk mund të abuzohet në emër të shëndetësisë. Njerëzit dhe pacientët mbeten ende të ekspozuar ndaj trajtimeve të pasigurta./ZËRI
