Aktualitet

Sherri me thika mes të rinjve në Shkodër, autori i dyshuar me precendentë penal (EMRI)

Autori i dyshuar është Nikson Kodra, i cili mësohet se ka precedentë penalë

l.k
Sherri me thika mes të rinjve në Shkodër, autori i dyshuar me
Nikson Kodra

SHKODËR- Është identifikuar personi i dyshuar për plagosjen me thikë të dy të rinjve në Shkodër, mbrëmjen e djeshme.

Autori i dyshuar është Nikson Kodra, i cili mësohet se ka precedentë penalë, pasi ai është ndaluar më parë nga policia për armëmbajtje pa leje dhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.

Të plagosurit, Enis Preza, 19 vjeç, dhe Elio Shullani, 17 vjeç, të cilët u goditën me thikë nga Kodra, ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spital që prej mbrëmjes së djeshme. Policia vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB