Aktualitet

EMRAT/ Kush janë 3 autorët e vrasjes së 63-vjeçarit Ismail Aliaj në Vlorë

Policia njofton se janë shpallur në kërkim: Anxhelo Ceci, 31 vjeç, Xhafer Ngucaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe Eni Hysaj, 23 vjeç, banues në Gjorëm.

l.k
EMRAT/ Kush janë 3 autorët e vrasjes së 63-vjeçarit Ismail
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Janë identifikuar tre personat e dyshuar për vrasjen e 63-vjeçarit Ismail Aliaj, e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Policia njofton se janë shpallur në kërkim: Anxhelo Ceci, 31 vjeç, Xhafer Ngucaj, 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe Eni Hysaj, 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Pavaria të qytetit bregdetar, ku viktima së bashku me të birin kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes djalit të Ismail Aliajt dhe njërit prej autorëve. Gjatë përpjekjes për të zgjidhur situatën, konflikti u përshkallëzua në sherr verbal dhe fizik, ku tre personat e dyshuar e goditën viktimën me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se po punon intensivisht për kapjen e tre të rinjve.

Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më 03.04.2026, kanë referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Dyshohet se më 03.04.2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Gjergj Arianiti”, lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas goditën me grushte shtetasin B. A., 24 vjeç, dhe babain e tij, I. A., 63 vjeç. Si pasojë e goditjeve, I. A. humbi jetën. Policia po punon për kapjen e autorëve dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim./ZËRI

Poll

MOS HUMB