TIRANË- Prezantimi i platformave të 4 kandidatëve të SPAK, është duke u ndjekur me interes të lartë nga faktori ndërkombëtar në Shqipëri. Ambasadorët më të rëndësisshëm në vend mbërritën para orës 9 në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe po ndjekim në kufje të gjithë procesin e përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK.
Në foton e mësipërme, shihen të ulur pranë njëri tjetrit e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott. I pari që është duke prezantuar platformën për kreun e SPAK është kandidati Adnan Xholi, i cili po iu përgjigjet dhe pyetjeve të anëtarëve të KLP-së.
4 janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK janë: Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho. Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Të 4 kandidatët do të paraqesin para anëtarëve të KLP platformat e tyre për drejtimin e SPAK dhe më pas do të votohet për emrin që do të drejtojë SPAK. Ditën e djeshme ambasada amerikane në Shqipëri, kërkoi një proces të drejtë dhe transparent, ndërsa vlerësoi Dumanin për arritjet e deritanishme në krye të SPAK./ZËRI