TIRANË- Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi këtë të mërkurë Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) dhe kreun aktual të këtij institucioni, Altin Dumani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka ndarë pamje nga vizita, teksa shton se Debevoise ka vlerësuar punën e Dumanit me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit. Sipas zyrtarit amerikan, Dumani ka vendosur standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, së bashku me Dumanin në këtë takim ishte edhe kreu i sapozgjedhur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta. Gjithashtu, i pranishëm është prokurori Klodian Braho.
"Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t'u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë. Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij", thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së.
Vizita e zyrtarit amerikan vjen vetëm pas orë pasi paraditen e 11 dhjetorit, KLP do të mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK. Nesë, në orën 09:00, do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve sipas rendit alfabetik për 45 minuta. 4 kandidatët e SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, do të prezantojnë platformën e tyre dhe pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.
Ndërkohë, më herët ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dhe ambasada britanike në Tiranë kanë kërkuan nga KLP-ja që të sigurojë një procec transparent dhe zgjedhë në krye të SPAK një person me integritet.
Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI
