Aktualitet

Afera e AKSHI-t/ Hiqen certifikatat e sigurisë për biznesmenët nën hetim

Heqja e certifikatave të sigurisë pritet të kufizojë tashmë aksesin e këtyre subjekteve dhe individëve në informacionet e klasifikuara dhe sistemet sensitive, ndërsa institucionet shtetërore kanë nisur procedurat për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratave me kompanitë që preken nga kjo masë.

M.K.
Afera e AKSHI-t/ Hiqen certifikatat e sigurisë për biznesmenët
foto

TIRANË- Heqja e certifikatave të sigurisë për disa biznesmenë dhe subjekte tregtare të përfshira në hetimet e SPAK-ut për aferën e AKSHI-t ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në marrëdhëniet kontraktore me institucionet shtetërore.

Bisnesmeni Ermal Beqiri, së bashku me kompanitë me të cilat lidhet si administrator apo aksioner, nuk disponon më certifikatat e sigurisë që i mundësonin akses në informacion të klasifikuar dhe sisteme sensitive shtetërore.

E njëjta masë raportohet të jetë marrë edhe ndaj disa subjekteve të tjera që janë pjesë e hetimit të SPAK lidhur me aferën në AKSHI.

Burimet për weblajm.com,bëjnë me dije se në kuadër të këtij hetimi janë përfshirë Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Andis Papa, Gentian Likaj dhe Gëzim Hoxha, persona që kanë aktivitet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe që kanë pasur kontrata me institucione shtetërore, ku një prej kërkesave ka qenë pajisja me certifikatë sigurie.

Për shkak të natyrës së kontratave dhe shërbimeve të ofruara, kompanitë e lidhura me këta persona kanë pasur ndër vite akses në sisteme dhe të dhëna të rëndësishme shtetërore, ndër të tjera në TIMS, sistemet e Tatimeve, të dhënat e bizneseve, Doganat dhe sistemet e Policisë.

Heqja e certifikatave të sigurisë pritet të kufizojë tashmë aksesin e këtyre subjekteve dhe individëve në informacionet e klasifikuara dhe sistemet sensitive, ndërsa institucionet shtetërore kanë nisur procedurat për rishikimin dhe zgjidhjen e kontratave me kompanitë që preken nga kjo masë.

Kjo situatë vjen në një moment kur hetimet e SPAK prr aferën e AKSHI-t kanë sjellë në vëmendje marrëdhëniet mes kompanive private të teknologjisë dhe institucioneve publike, si dhe mënyrën se si janë dhënë dhe zbatuar kontratat në këtë sektor.

Poll

MOS HUMB