Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Fier-Seman, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin me biçikletë (VIDEO)

Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë, duke i marrë jetën drejtuesit të saj. 

zh.ll
Aksident i rëndë në aksin Fier-Seman, makina përplas
vendngjarje

FIER- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë, duke i marrë jetën drejtuesit të saj. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65-vjeç, ka humbur jetën në vend. Ndërsa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Raportohet se tre ambulanca, policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal.

Njoftimi:

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Fier-Seman", shtetasi A. K., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident rrugor me biçiklistin, shtetasin B. Xh., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi B. Xh.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit shtetasin A. K., për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll

MOS HUMB