FOTO ILUSTRUESE
LAÇ-Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sot në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë zonës së Gjormit, ku dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes një person ka ndërruar jetë ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Poll