FIER- Një tjetër aksion blic është zhvilluar këtë të shtunë në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin, në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciar. Aksioni u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta.
Sipas njoftimit, gjatë aksionit janë konstatuar dhe sekuestruar mjete të komunikimit që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara dhe sende të tjera të palejuara.
Njoftimi:
Aksion blic në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin
Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, më datë 09.05.2026, kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin.
Kontrollet u ushtruan nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve.
Gjatë kontrolleve u konstatuan dhe u sekuestruan aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Për rastet e konstatuara u njoftua Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Sistemit te Burgjeve për veprime të mëtejshme proceduriale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur për të garantuar rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit në çdo institucion të vuajtjes së dënimit.
Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të. Toleranca ndaj shkeljeve është zero.