Aktualitet

Gjobë dhe dhunë...Sulm i frikshëm: Biznesmeni shqiptar plagoset në mes të Lyon-it nga banda shqiptare...

Dëshmitarët kanë rrëfyer për mediat se ngjarja ndodhi pas mosmarrëveshjeve të pronarit të një bar-kafeje me disa shtetas për refuzimin e pagesës së një gjobe.

zh.ll
Gjobë dhe dhunë...Sulm i frikshëm: Biznesmeni shqiptar plagoset
Foto ilustruese

FRANCË- Një sulm i dhunshëm me armë të ftohta ka alarmuar policinë franceze në zonën Lyon 9, ku një biznesmen shqiptar është plagosur gjatë një përleshjeje me një grup kriminal.

Dëshmitarët kanë rrëfyer për mediat se ngjarja ndodhi pas mosmarrëveshjeve të pronarit të një bar-kafeje me disa shtetas për refuzimin e pagesës së një gjobe. Sipas raportimit të WebLajm, bëhet fjalë për shtetas shqiptarë, një grup kriminal nga Nikla.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes, mësohet se agresorët kanë hyrë në lokal dhe kanë sulmuar biznesmenin me çekiçë dhe armë të ftohta. Ky i fundit, për t'u vetëmbrojtur, është kundërpërgjigjur sulmit me një thikë të lokalit. 

Ai dhe një shok që ndodhej aty mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për trajtim. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, të dy u shoqëruan në komisariatin e policisë për të dhënë deklaratat e nevojshme. Nga ana tjetër, agresorët, po ashtu shqiptarë nga Nikla, janë larguar dhe aktualisht janë të paidentifikuar.

Policia franceze ka nisur hetimet dhe po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për të identifikuar dhe lokalizuar sulmuesit.

 

Poll

MOS HUMB