TIRANË-Policia e Tiranës po kryen një aksion në kryeqytet për goditjen e call center-ave të paligjshëm. Kryesisht operacioni është përqëndruar në rrugën e Kavajës dhe pranë Kopshtit Zoologjik, ku janë zbuluar dy ambjente. Nëntë persona janë ndaluar, ndërsa 60 operatorë janë marrë në pyeteje në kuadër të aksionit kundër call center.
Raportohet se në këto ambiente ushtronin aktivitet dhjetëra operatorë telefonikë, ndërsa hetimet po zhvillohen për të zbuluar skema të mundshme mashtrimi apo aktiviteti të paligjshëm.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj këtij rasti, ndërsa pjesë e tyre janë edhe shtetas gjermanë dhe austriakë. Kontrollet vijojnë ndërsa një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet. Operacioni i fundit lidhur me goditjen e call centerave daton më 12 nëntor 2025.