Aktualitet

Borxh 30 mijë euro! Pse u rrëmbye bosi i Call-Centerave, Florian Sula..tregtia me Kevin Nezën

Ata e kanë kërcënuar se nëse shkonte në polici do e vrisnin.

F.I
Borxh 30 mijë euro! Pse u rrëmbye bosi i Call-Centerave, Florian
Florian Sula, Kevin dhe Hysen Neza

TIRANË-Është zbardhur shkaku i penmarrjes së 31 marsit, ku raportohet se një borxh financiar prej rreth 30 mijë euro është bërë arsyeja për rrëmbimin dhe dhunimin e biznesmenit të Call-Centerave, Florian Sula në Xhafzotaj të Durrësit. Sipas burimeve të policisë së Tiranës për gazetarin Elton Qyno, raportohet se porositës i pengmarjes ishte Kevin Neza, i cili ka njohje dhe ka pasur marëdhënie tregtare me Florian Sulën.

E gjitha ka ndodhur për një borxh prej 30 mijë euro, që Florian Sula, nuk ia kishte kthyer Kevin Nezës. Pikërisht për mos kthimin e kësaj shume financiare ai është marrë peng në ambjentet e një kompleksi tek ish-parku i Autobuzave Tiranë dhe dërguar më pas në ambjentet e një magazine në Xhafzotaj, ku aty është dhunuar.

Autorët kanë përdorur fjalë duke ju prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, duke çuar në bindjen e Florian Sulës, që të hipte në makinën e tyre, pa bërë asnjë rezistencë. Bosi i call centerave ka rënë dakord për kthimin e një shumë por fillimisht duhej të lirohej nga dhunuesit. Ata e kanë kërcënuar se nëse shkonte në polici do e vrisnin.

Por sapo është liruar prej tyre dhe ka mbëritur në Tiranë, Sula është paraqitur në policinë e Tiranës, duke bërë kallëzim penal. Hetimet kanë vijuar prej disa ditësh, duke çuar në finalizimin e operacionit ditën e sotme me arrestimin e Kevin dhe Hysen Neza, ndërsa personi tjetër Jurgin Neza, është shpallur në kërkim. Florian Sula raportohet se është kthyer në një ndërtues i parave të pista që rrjedhin pikërisht nga aktiviteti i paligjshëm i call cetrave. Ky informacion po verifikohet nga policia e ndërsa do të ribehet marrja e tij në pyetje për të mësuar më shumë mbi pengmarrjen e tij.

Dinamika e pengmarrjes

Autorët Jurgen, Kevin dhe Hysen Neza vëzhguan për rreth dy muaj lëvizjet e Sulës, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri. Ditën e 31 marsit, teksa biznesmeni ishte duke pirë kafe në zonën e ish-parkut,  tre autorët i janë afruar sapo është larguar nga lokali dhe e kanë detyruar të hyjë në automjet. 

Pengmarrësit  me syze e maska farmacie i janë prezantuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas rrëmbimit, 32-vjeçari është dërguar në një ambient në zonën e Xhafzotajt, ku është mbajtur për disa orë. Fillimisht i kanë kërkuar 2 milionë euro, por pasi biznesmeni ka kundërshtuar duke deklaruar se nuk dispononte një shumë të tillë, ata e kanë ulur kërkesën në 1 milion euro, e më pas në 500 mijë euro. Në fund, e kanë liruar në orët e mëngjesit me qëllim që të siguronte shumën e kërkuar. Lidhur me rastin  Policia ka arrestuar Hysen dhe Kevin Neza, ndërsa vëllai i këtij të fundit Jurgen Neza është shpallur në kërkim.

Poll

MOS HUMB