Aktualitet

VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, momenti kur vajza e viktimës shpërthen në lot në vendin e ngjarjes

Katër fëmijët e çiftit, të moshës 6 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tragjedisë. 

zh.ll
VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, momenti kur
Pamje nga vendngjarja

GREQI- Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nakoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme në Volos të Greqisë nga bashkëshorti Panteli Nakoleci, mbërrin në vendngjarje. Në video duket vajza, e cila mes lotësh sheh pellgun me gjak të nënës së saj në hyrje të pallatiti ku familja banonte.

Katër fëmijët e çiftit, të moshës 6 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tragjedisë. Vajza e madhe foli për gegonotaneës, duke deklaruar se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. "Nuk e di pse u grindën", tha vajza e tyre, e cila zbuloi, megjithatë, se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, momenti kur
Momenti kur vajza mbërrin në vendngjarje
VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, momenti kur
Momenti kur vajza mbërrin në vendngjarje

Krimi i rëndë ndodhi në banesën ku jetonte familja, në prani të katër fëmijëve të çiftit. 36-vjeçarja vrapoi për t'u arratisur duke u larguar nga apartamenti në katin e parë në rrugën Konstanta, ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Pastaj, gruaja ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap. Autori vrapoi jashtë pallatit dhe iku në Rrugën Gladstonos, ndërsa Policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, nuk kishte histori dhune në familje, megjithatë, autori ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor. Hetimet janë në kulmin e tyre, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në krimin brutal./ZËRI

Poll

MOS HUMB