
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani në emisionin “3D” iu përgjigj akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës duke thënë se ai ka 3 apartamente, por janë të deklaruara. Ai tha se apartamentet i ka marrë me kredi dhe pasuria e tij është e deklaruar.
"Unë nuk kam pse jap përgjigje, por publikut i jap përgjigje pasi jam i detyruar. Pasi paguhemi nga taksat e qytetarëve. Pasuria ime, le të shkojë kushdo të marrë dokumentet e administruar nga vettingu, proces i monitoruar nga ndërkombëtarët. Unë i kam të deklaruara, çdo detaj, të miat dhe të familjes time. Çdo gjë e kam si fryt i punës time dhe familjes time për këto 25 vite. Kam marrë dhe një kredi në vitin 2006 në kohën kur ishte kryeministër Sali Berisha. Pasuritë i kam, por janë të deklaruara këto 3 apartamente, janë para vitit 2013 dhe një pas vitit 2013. Unë kam 25 vite dhe më njohin shumë mirë, kurrë në jetën time nuk kam pranuar rryfshet qoftë dhe një dhuratë që kalon shumën 100 dollarësh që është detyrim ligjor. Kam bërë pakt me veten dhe me familjen time. Unë e dua këtë punë", tha Dumani. /ZËRI