Aktualitet

Akuzat për shkelje me tendera, ish-drejtori i KESH-it, Erald Elezi paraqitet në SPAK (FOTO)

Elezi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t'u marrë në pyetje lidhur me shkeljet e Tenderit të Llogarasë dhe shkeljet në lotin 4 të Unazës së Madhe, për të cilat është marrë i pandehur. 

zh.ll
Akuzat për shkelje me tendera, ish-drejtori i KESH-it, Erald Elezi
Erald Elezi

TIRANË- Ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, ëshë paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Elezi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t'u marrë në pyetje lidhur me shkeljet e Tenderit të Llogarasë dhe shkeljet në lotin 4 të Unazës së Madhe, për të cilat është marrë i pandehur. 

Aktualisht, Elezi ndodhet në "arrest shtëpie" dhe është shoqëruar nga forcat e policisë për në SPAK. Ndaj tij rëndon akuza "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike".

Provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili gjithashtu është nën hetim për këtë dosje. SPAK mori të pandehur edhe Belinda Ballukun dhe ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Gjykata e Posaçme lëshoi masa sigurie "arrest shtëpie" për Elezin dhe Gjylin. Si Balluku ashtu dhe vartësit e saj, ishin marrë të pandehur më herët nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa masat e reja janë lëshuar nga gjyqtari Erion Çela me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi. Belinda Balluku u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në 31 Tetor, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë./ZËRI

Poll

MOS HUMB