
TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim për Vilma Nushin. SPAK në seancën e zhvilluar një ditë më parë (19 qershor) për shqyrtimit gjyqësor të padisë për shpifje mes Albana Vokshit e Vilma Nushit, paraqiti një dokument që provonte se kallëzimi i Vokshit në 2020 për koncesionin Check Up, është regjistruar dhe po hetohet prej 5 vitesh.

Ndërkohë, Vokshi, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”. Nushi akuzon Vokshin për “shpifje”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin e ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas pretendimeve, kompania pretendon se për 10 vite vlera e projektit për "Sterilizimin" është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka pretenduar Vokshi./ZËRI