
FUSH-KRUJË-Një lokal në fshatin Halilaj në Fushë Krujë është qëlluar me armë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Lokali është në pronësi të Mondi Vogës, ish-shofer i deputetit të zgjedhur, Arjan Nodja. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve. Po në 2017 lokalit në pronësi të Vogës iu vendos eksploziv.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Pronari i lokalit nuk është një person i panjohur për Policinë. Ai ka qenë një nga personat që ka dhunuar avokatin Ilia Ilia në vitin 2018. Voga në 2020 ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje. Ai asakohe drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës, madje me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Makinës iu bë kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit TT.
49-vjeçari Voga ka shërbyer si shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili në vitin 2019 iu bë atentat. Deri në shtator të vitit 2019 ka qenë inspektor mjedisi në Durrës, ndërsa para dy 2018-ës drejtori i ALUIZNI-t në Fushë Krujë. Para disa vitesh vëllait të tij që punon efektiv policie në Tiranë i dogjën makinën dhe i lanë dy granata./ZËRI