Aktualitet

Aldo Avdylaj ngelet në burg! Ja sa ka ndryshuar nipi i 'Titit'

Aldo Avdylaj akuzohet nga SPAK edhe si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Durim Bamit, vrasje e prorsitur nga ish-deputeti Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022.

F.I
Aldo Avdylaj ngelet në burg! Ja sa ka ndryshuar nipi i 'Titit'
Aldo Avdylaj

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën 'arrest me burg' për Elidon alias Aldo Avdylaj i arrestuar një ditë më parë në Tiranë, ku ishte fshehur në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik. Nipi i Astrit Avdylajt akuzohet si organizatori i grupit kriminal që ekzekutoi Ermir Bregun në vitin 2021 në Durrës.

Edhe pse angazhoi ushtarët e tij, nga bisedat e zbardhura në dosje rezulton se ekzekutimin e biznesmenit Aldo e kreu vetë. Aldo Avdylaj doli në terren në 22 janar dhe brenda dy ditëve, më 24 janar njoftoi Enea Kumen dhe 'Rrumin' se puna mbaroj (vrasja e Edmir Bregut). Si ndihmës në vrasje, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, vëllain e deputetit të PS, Loer Kume.

Aldo Avdylaj akuzohet nga SPAK edhe si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Durim Bamit, vrasje e prorsitur nga ish-deputeti Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ndërkohë, bazuar në operacionin e zhvilluar më 2 tetor, Aldo Avdylaj mori përsipër të ekzekutonte në favor të Aleksandër Lahos, njohur si 'Rrumi i Shijakut' në këmbim të pronave në Durrës e Gjiri i Lalzit. Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” i premtoi prona në bregdetin e Durrësit, Aldo Avdylajt që ky i fundit ta ndihmonte për të eliminuar kundërshtarët e tij, Plarent Dervishajn, Lulzim Berishën dhe Edmond Koçin, i njohur si 'Mond Çekiçi'./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB