Aktualitet

Altin Ndoci në arrati! Nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit

Masat vijnë pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, ku Lamallari i kërkoi drejtorit të burgjeve që të paraburgosurit dhe të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, të transferohen nga Durrësi, në burgje të tjera. 

F.I
Altin Ndoci në arrati! Nis transferimi i personave me rrezikshmëri
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS- Ka nisur transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt burgut të Fierit, pas thirrjes së Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishpërndajë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë. Masat vijnë pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, ku Lamallari i kërkoi drejtorit të burgjeve që të paraburgosurit dhe të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, të transferohen nga Durrësi, në burgje të tjera. 

Bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe jo të zyrtarëve të arrestuar. Aktualisht, në Burgun e Durrësit vijojnë të qëndrojnë ish-deputeti Jurgis Çyrbja, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, si edhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë të akuzuar nga SPAK dhe në proces gjykimi.

Altin Ndoci mbërriti me ambulancë në spitalin e Durrësit, pa pranga mes efektivëve mesditën e 13 janarit, ku së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga pas mjekimit, i kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur 38-vjeçari goditi një nga efektivët dhe u largua me shpejtësi duke zbritur shkallët nga kati i tretë i infektivit. Një prej efektivëve qëlloi për ta trembur, por ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB