Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Ajola Xoxën dhe vëllait të Veliajt për lirimin e sekuestrove

Pritet që kryebashkiaku i Tiranës të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme në ditët në vijim.

F.I
Apeli i GJKKO-së rrëzon Ajola Xoxën dhe vëllait të
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vëllait të këtij të fundit Arbër Veliajt, ku kundërshtonin veprimet e SPAK dhe GJKKO, në lidhje me kontrollin e ushtruar mëngjesin e 6 Dhjetorit nga BKH. Gjatë kontrollit agjentët e BKH iu sekuestruan celularët dhe një shumë e konsiderueshme lekësh që u gjetën në zyrën e Xoxës.

Avokatët e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt pretendojnë që kontrollet janë bërë në shkelje të ligjit procedurial për mungesë shkaku të ligjshëm. Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ishte thirrur ditën e sotme për tu marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme. Pritet që kryebashkiaku i Tiranës të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme në ditët në vijim.

Një ditë më parë, Ajola Xoxa dha shpjegime për rreth 3 orë në SPAK për llogari të një hetimi për “korrupsion” dhe hetim pasuror të nisur nga kjo strukturë.

Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera. Vetë Veliaj u shpreh i hapur për hetimet që po kryheshin nga SPAK.

Pas kontrollit, reagoi kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Në përgjigjen e tij për akuzat e ngritura, Veliaj iu drejtua Berishës, duke e quajtur atë “një hienë të xhindosur", por po ashtu paralajëmroi ankimimin që u bë sot në Gjykatë nga familjarët e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB