Aktualitet

Armë, kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohen babë e bir (EMRAT)

Babai i 37-vjeçarit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe të hedhë nga ballkoni armën e zjarrit.

F.I
Armë, kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohen
droga e sekuestruar

TIRANË- Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Midnight”, pasi dyshohet se ata shisnin lënë narkotike kokainë. Të arrestuarit janë identifikuar si Renaldo dhe Bajram Zajmi. Gjatë kontrollit në banesë efektivët sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Ndërsa babai i 37-vjeçarit, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe të hedhë nga ballkoni armën e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”, në kuadër të goditjes së paligjshme në fushën e armëmbajtjes  pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza,  gati për shitje.

Vihet në pranga  një 37 vjeçar dhe babai i tij pasi tentoi të fshehë lëndën narkotike dhe armën e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme,  bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight”.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R.Z., 37 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe B. Z., 65 vjeç, (babai i shtetasit R.Z), për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Niko Avramo”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin R. Z., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë. Ndërsa babai i 37-vjeçarit, shtetasi B. Z., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe  të hedhë  nga ballkoni armën e zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI

Poll

MOS HUMB