Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e burgut të Durrësit

Ndërkohë katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga.

F.I
Arratisja e Altin Ndocit, Ministria e Drejtësisë shkarkon drejtorin e
Altin Ndoci dhe Indrit Cerloj

DURRËS-Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar drejtorin e burgut të Durrësit, Indrit Cerloj. Vendimi vjen një ditë pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka firmosur shkarkimin e Cerloj dhe ka kërkuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë. 

Ndërkohë katër zyrtarë të burgut janë vënë në pranga. Në mesin e të arrestuarve janë zv.shefi i policisë së burgut, Dezdemon Pazaj, punonjës i Policisë së Burgjeve, dhe kryeinfermieri Aulon Quku. Ata akuzohen për shkelje të rënda të detyrës gjatë shoqërimit të Ndocit për vizitën mjekësore, duke mos informuar as drejtorin e burgjeve dhe as policinë e shtetit për itinerarin e planifikuar.

Poll

MOS HUMB