Aktualitet

"Do të ndahem nga burri"/ 30-vjeçarja merret me forcë në makinë, dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj

Dyshohet se e reja është marrë me forcë dhe dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në shtëpinë e këtij të fundit. 

zh.ll
"Do të ndahem nga burri"/ 30-vjeçarja merret me forcë
FOTO ILUSTRUESE

GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Gjirokastër, ku një 30-vjeçare është dhunuar nga familjarët e saj. Sipas njoftimit të uniformave blu, 4 persona janë proceduar në polici, mes tyre vëllai dhe xhaxhai i 30-vjeçares, të cilët dyshohen si autorët kryesorë të ngjarjes. Dyshohet se e reja është marrë me forcë dhe dhe dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në shtëpinë e këtij të fundit. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici”, njoftoi sot policia.

Ndërkohë, burime për mediat kanë zbuluar detaje nga sherri familjar, që dyshohet se shkak është bërë divorci i të 30-vjeçares. Mësohet se kjo e fundit ka kërkuar të divorcohet nga bashkëshorti, por është kjo është kundërshtuar nga familja e saj. Pas debateve, dyshohet se më pas është marrë dhe dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj. Ndërsa, për dy personat e tjetër po ashtu të proceduar E. M. dhe L. L., nuk dihet ende se cila është përfshira e tyre në ngjarje dhe nëse kanë apo jo lidhje familjare. /ZËRI

Poll

MOS HUMB