Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle në 3 qytete: Asnjë gjurmë nga i shumërkërkuari dhe njerëzit që e ndihmuan

Ndoci konsiderohet pjesë e klanit Çopja nga Elbasani dhe është pjesë e dosjes së SPAK me 33 të pandehur për këtë organizatë kriminale. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes të cilave edhe “vrasje”

E.K
Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle në 3 qytete: Asnjë
arratisja e altin ndocit

TIRANË- Policia e Shtetit është duke vijuar kontrollet për për gjeten dhe kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga Spitali i Durrësit. Uniformat blu janë duke ushtruar kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku dyshohet se mund të jetë larguar Ndoci. Kontrollet më të shumta janë duke u kryer në Tiranë, përfshirë zonat periferike të kryeqytetit, ndërsa Ndoci dyshohet se është ndihmuar nga një grup i madh personash për arratisjen e tij nga spitali infektiv i Durrësit, ku ishte dërguar për vizitë.

Policia ka ushtruar kontrolle edhe te banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.

34-vjeçari arriti që të largohej me vrap nga kati i tretë i spitalit, në zonën e parkimit, ku e priste një mjet tip AUDI, që bëri të mundur zhdukjen e tij pa gjurmë, ndërkohë që një prej efektivëve të policisë që e shoqëronte qëlloi me armë në ajër. Dyshohet se Altin Ndoci ka pasur bashkëpunëtorë edhe brenda burgut të Durrësit, përveç personave që e kanë pritur dhe kanë ndihmuar në arratisjen e tij nga ambientet e spitalit Infektiv. 

Ndërkohë që 8 persona janë vënë në pranga deri tani, në lidhje me arratisjen e Ndocit, të gjithë punonjës të burgut të Durrësit. Në pranga ranë, Aulon Çuko, kryeinfermieri i IEVP Durrës, si dhe Dezdemon Pazaj, Dorian Saraçi, Sali Ferollari, Preng Marvataj, Fation Baçi, Aranit Çela dhe Violeta Uka.

Ndoci, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, konsiderohet si person i rrezikshëm, pasi akuzohet ndër të tjera edhe për vrasje. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, "pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali"./ZËRI 

Poll

MOS HUMB