Aktualitet

Arrestimet te Kuvendi, qytetarët zhvendosin protestën para Policisë së Tiranës: E gjithë Shqipëria të vijë këtu

Të ulur këmbëkryq para godinës së Policisë, ata u bënë thirrje shqiptarëve që t’iu bashkohen, duke theksuar se protesta e orës 19:00 ka filluar.

F.I
Arrestimet te Kuvendi, qytetarët zhvendosin protestën para
protesta para Policisë

TIRANË-Pas tensioneve të regjistruara para Kuvendit, protestuesit janë zhvendosur përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës që u zhvillua paralelisht me seancën plenare.

“Lironi protestuesit, lironi protestuesit”, janë thirrjet e tyre në drejtim të Policisë.

Të ulur këmbëkryq para godinës së Policisë, ata u bënë thirrje shqiptarëve që t’iu bashkohen, duke theksuar se protesta e orës 19:00 ka filluar.

"Kemi një thirrje për të gjithë qytetarët e Tiranës. Protesta do të bëhet këtu. Shokët tanë janë këtu, protestë më paqësore dhe më të bukur. Në ndihmë të këtyre çunave, në ndihmë të Shqipërisë e të vendit. Bashkohuni me ne", u shpreh një nga protestuesit.

Poll

MOS HUMB