Aktualitet

Arrestimi i djalit të drejtorit të portalit/ Shoqata e Gazetarëve Profesionistë: Dokumenti i Ergis Nokës, fals

Në reagimin sqarues rhuhet se Noka nuk është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe ai dokument është i faksifikuar.

F.I
Arrestimi i djalit të drejtorit të portalit/ Shoqata e Gazetarëve
Ergis Noka

TIRANË-Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reguar për lajmin e arrestimit të 4 gazetarëve të një portali të cilët dyshohet se shisnin lëndë narkotike në zonën e ish-Bllokut. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thotë se një nga personat, Ergis Noka kishte dokumentin në foto që ngjan me kartën e IFJ, që përdorin anëtarët e shoqatës. Në reagimin sqarues shtohet se  Noka nuk është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe ai dokument është i faksifikuar. 

SQARIM PUBLIK:

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u njoh me lajmin e aksionit të policisë sot në zonën e ish bllokut, ku u arrestuan katër persona për shitje droge. Një nga personat, shtetasi Ergis Noka kishte dokumentin në foto që ngjan me kartën e IFJ, që përdorin anëtarët e shoqatës sonë. Për transparencë publike sqarojmë se, shtetasi Ergis Noka nuk është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe ai dokument është i faksifikuar. Cilido nga anëtarët tanë, që ka një kartë të IFJ-së, e dallon me sy të thjeshtë që elementet në dokument nuk janë ato që ka karta origjinale e Ferderatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, pjesë e së cilës është Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë. Ai dokument nën emrin Ergis Noka është fals dhe si mbajtësi, ashtu edhe prodhuesi duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për falsifikim.

Gjatë një operacioni të Policisë u arrestuan 4 persona, të cilët u kapën me 300 tableta ekstazie. Në pranga ranë Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Gjatë kontrolleve që ka kryer policia tek dyqani i Ergis Nokës u sekuestruan, 300 tableta narkotike e llojit ekstazi (MDMA). Gjithashtu u sekuestruan disa pajisje elektrike, të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndës narkotike kanabis./ZËRI

Poll

MOS HUMB