Aktualitet

Arrestimi i Ilir Metës/ Avokati i Popullit nis hetimin për procedurat e ndjekura nga Forcat Operacionale

Pamjet e servirura në media tregonin momentin kur Meta tërhiqej zvarrë, por ajo që ka ndodhur para këtyre çasteve, mbetet mister.

F.m
Arrestimi i Ilir Metës/ Avokati i Popullit nis hetimin për procedurat
Ilir Meta dhe momenti nga arrestimi

TIRANË- Avokati i Popullit ka nisur hetimit në lidhje me procedurat e ndjekura nga Forcat Operacionale për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat.

Pamjet e servirura në media tregonin momentin kur Meta tërhiqej zvarrë, por ajo që ka ndodhur para këtyre çasteve, mbetet mister.

Partia e Lirisë ka deklaruar vazhdimisht se është ushtruar dhunë kundrejt Metës dhe sekretarit organizativ të Partisë së Lirisë, Artemis Peca që në momentin që kanë hapur dyert e mjetit, ndërsa Policia e Shtetit në versionin zyrtar është shprehur se ka qenë Meta ai që ka ofenduar efektivët. 

 

Poll

MOS HUMB