Politikë

Autokolonat e protestuesve? Rama ironizon diasporën: E bëjnë për viralitet, vetëm shoferi brenda

Sipas burimeve nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama është shprehur se në disa prej rasteve automjetet që kalojnë kufirin kanë vetëm shoferin në bord.

zh.ll
Autokolonat e protestuesve? Rama ironizon diasporën: E bëjnë
foto ilustrim: edi rama-autokolonat

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar edhe për autokolonat e makinave me protestues nga diaspora, të cilat kanë mbërritur në vend për protestën e paralajmëruar të kësaj të shtune në orën 19:00 në Tiranë.

Sipas burimeve nga mbledhja me dyer të mbyllura, Rama është shprehur se në disa prej rasteve automjetet që kalojnë kufirin kanë vetëm shoferin brenda. Po sipas burimeve, Rama e ka cilësuar këtë si një skenar të qëllimshëm për efekt mediatik dhe viralitet.

“Më vjen një video ku në Muriqan po kalojnë autokolona me makina që kanë brenda vetëm shoferin. Është e paguar, e bëjnë për viralitet”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama.

Deklarata e tij vjen në prag të protestës së paralajmëruar, për të cilën organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga qytetarët dhe diaspora, sot në orën 19:00.

Gjatë ditës autokolona kilometrike kanë mbërritur në kryeqytetet me makina të veshura me flamuj kuq e zi./ZËRI

Poll

MOS HUMB