
LEZHË-Një shpërthim me tritol ka tronditur banorët e Lezhës në orët e para të mëngjesit. Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”. Noteri është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, kandidat i primareve në Partinë Demokratike.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Kamerat e sigurisë kanë kapur dy autorët e pamaskuar, të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar. Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Fran Gjoni në dëshminë e tij është shprehur se nuk ka konflikte dhe probleme me ndonjë person./ZËRI