Aktualitet

"Avash ti mo!", qytetari ‘shqyen’ derën e Këshillit Bashkiak të Vlorës: Jeni të gjithë mashtruesa!

Qytetari u shpreh për mediat se është përballur me shtyrje të panumërta për kompensimin, të cilat i konsideroi “manipuluese” nga ana e institucioneve

E.K
"Avash ti mo!", qytetari ‘shqyen’ derën e
momentet e tensionit ne salle

VLORË- Gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës këtë të hënë, dy të rinj kanë hyrë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi, dhe janë përplasur me të zgjedhurit lokal. Njëri prej tyre ka ndërhyrë në mbledhje duke hyrë në konflikt verbal me këshilltarët.

Ai ka nisur të debatojë me ta, duke i ofenduar dhe sharë, ndërsa pretendon se nuk i janë dhënë paratë e shpronësimit të pronës së tij. Pas daljes nga salla ai është shprehur shkurtimisht për mediat se në të njëjtën situatë me të ndodhen edhe rreth 25 persona të tjerë. Menjëherë pas sinjalizimit, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin e të riut drejt ambienteve të komisariatit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Qytetari: Të gjithë mashtruesa jeni

Këshilltari demokrat: Avash ti mo, se nuk jemi të gjithë njësoj

Qytetari: Kemi 5 vjet mo që presim, jam vlonjat dhe nuk ka njeri shanse në botë, kaq po ju them… Njerëz të pamoralshëm.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB