TIRANË- Shkëlqim Hajdari ka dhënë dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm, post të cilin e mbante që prej vitit 2016. Lajmin e bëri me dije vetë Hajdari përmes një postimi në rrjete sociale, teksa nuk bëri me dije arsyet e dorëheqjes. Ai falenderoi të gjithë stafin e tij dhe institucionet e tjera të përfshira në finalizimin e reformës ligjore në fushën e inspektimeve.
“Bac u kry! Jam thellësisht i lumtur, për finalizimin e reformës ligjore ne fushën e inspektimeve.
Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, te shfuqizuara ne komisionin e shqyrtimit te ankesave, bazuar ne ligj, objektivitet e transparence, me perfaqesues ne komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjes, si dhe perfaqesues nga shoqatat e biznesit. Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmeria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund! Falenderim e mirenjohje per te gjithë stafin e Inspektoratit të Pergjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të lodhshme, e të veshtirë, por vizionare sipas standarteve me te mira të inspektimeve në BE”, shkruan ai në postimin e tij.
Menjëherë pas publikimit të dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, qarkulloi lajmi se ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula do ta zëvendësonte në këtë post. Por, Sula i ka përgënjeshtruar lajmet dhe mohoi që të ketë pasur çdo lloj diskutimi apo propozimi për këtë detyrë.
"As nuk kam diskutuar dhe as më është propozuar një gjë e tillë," deklaroi shkurtimisht Sula për OraNeës./ZËRI