Aktualitet

Transferim "VIP" i botës së krimit! Nga Lulzim Berisha, Orges Molla dhe vëllai i deputetit të PS, zbardhet EMRAT që 'u fshinë' nga burgu i Durrësit

Trasferimi u krye mbrëmjen e djeshme nën masa të forta sigurie, pas thirrjes së Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

zh.ll
Transferim "VIP" i botës së krimit! Nga Lulzim Berisha,
pamje nga trasferimi

TIRANË- Operacioni i ndërmarrë ditën e djeshme pas arratisjes së Altin Ndocit, çoi në transeferimin e të të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, nga burgu i Durrësit drejt IEVP në Peqin dhe Fier. Trasferimi u krye mbrëmjen e djeshme nën masa të forta sigurie, pas thirrjes së Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari. 

Ndërkohë, ZËRI ka siguruar emrat e 33 të burgosurve VIP, ku mes tyre është edhe ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ish-efektivi i policisë Orges Molla, Juxhin Koka dhe Enea Kumës, vëllai i deputetit të PS Loer Kume.

Transferimet nga burgu i Durresit:

1- Agim Gjini – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

2- Lulëzim Selimi – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

3- Algert Rrapi – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

4- Enea Kume (vellai i deputetit te PS Loer Kume ) – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

5-  Elvis Ndreca – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

6- Dhimiter Nina – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

7- Endri Seiti – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

8- Aldi Zonja – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

9- Erind Lasku – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

10- Artur Hoxhosmani – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

11- Artion Çaushllari alias Gjika – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

12- Armando Ndreca – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

13- Armand Marvataj – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

14- Astrit Avdyli alisa Balliu- Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

15- Samuel Alfonso Moreno Serrano ( shtetas nga venezuela ) – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

16- Braniol Liço alias Ago – Nga IEVP Durres në IEVP Fier

17- Orges Molla – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

18- Dorian Beu – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

19- Lulzim Berisha – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

20- Emirjan Beu – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

21 – Juxhin Koka – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

22- Enkeli Kërtalli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

23 – Jose Ramos Zacarias Rodrigues Vasques ( shtetas nga venezuela ) Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

24- Skënder Sufaj – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

25- Gëzim Thartori –  Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

26- Ismail Zeneli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

27- Geis Sejfullai – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

28- Klajdi Merkaj – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

29- Ervin Zeqiri – Nga IEVP Durres ne IEVP Peqin

30- Klevis Hoxhosmani – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

31- Morel Kërtalli – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

32- Maksim Ndoci – Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

33- Saimir Bilaçaj-  Nga IEVP Durres ne IEVP Fier

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka urdhëruar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të hartojë një plan të ri dhe të rishpërndajë nëpër seksione të burgosurit, bazuar në rrezikun shoqëror që kanë. Në deklaratën e tij, Lamallari i kërkoi drejtorit të burgjeve që të paraburgosurit dhe të dënuarit me rrezikshmëri të lartë, të transferohen nga Durrësi, në burgje të tjera. 

Altin Ndoci mbërriti me ambulancë në spitalin e Durrësit, pa pranga mes efektivëve mesditën e 13 janarit, ku së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga pas mjekimit, i kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur 38-vjeçari goditi një nga efektivët dhe u largua me shpejtësi duke zbritur shkallët nga kati i tretë i infektivit. Një prej efektivëve qëlloi për ta trembur, por ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB