Aktualitet

Banda e “Mondit” në Greqi! Zbulohen emrat e shqiptarëve të arrestuar, organizata vepronte në 2 grupe

Në total janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij.

F.I
Banda e “Mondit” në Greqi! Zbulohen emrat e shqiptarëve
Edmond Përbasha

GREQI-Janë zbardhur emrat e shqiptarëve te arrestuar nga policia greke në operacionin e djeshëm, për shkatërrimin e një grupi kriminal të përfshirë në trafik droge, shkatërrime prone me eksploziv e zjarr, plagosje dhe vepra të tjera në Greqi. Grupi drejtohej nga burgu nga Edmond Përbasha 44 vjec, i njohur si “Mondi”. Protothema raporton se në total janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij.

Organizata dyshohet se vepronte në periferitë jugore të Atikës dhe ishte e përfshirë në zhvatje, zjarrvënie, rrahje, tentativë vrasje, trafik droge dhe gjithashtu në një incident me të shtëna me armë zjarri që ndodhi tetorin e kaluar në Syngru. Të gjithë janë shtetas shqiptarë e grekë.

Ata janë:

Edmond Përbasha, 44 vjeç nga Mirdita

Klajvert Përbasha, 20 vjeç nga Mirdita

Mario Kojku, 20 vjeç nga Lushnja

Denhendri Kasemi, 22 vjeç

Amarildo Hajderasi, 27 vjeç

Ilia Shahini, 22 vjeç

Evgjenia Lumani, 23 vjeç

R. Plaku, 16 vjeç

Për të arritur qëllimet e tyre, organizata kriminale vepronte në dy nëngrupe, me strukturë dhe veprim të veçantë. Nëngrupi i parë përbënte "bërthamën e fortë" të organizatës, duke ndërmarrë si trafikun e lëndëve narkotike ashtu edhe kryerjen e krimeve të rënda që rezultonin në rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe shkaktuan dëme të rënda materiale. Në nëngrupin e dytë, anëtarët e tij ishin më të ulët në hierarki dhe ishin aktivë ekskluzivisht dhe çdo ditë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, konkretisht në Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera.

Janë zbardhur disa ngjarje kriminale si sulmi me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor, në nëntor 2023 në Marusi, vendosje eksplozivi në qershor 2024 në hyrje të një pallati në Peristeri, rrëmbimi dhe shkaktimi i lëndimit trupor të një personi, në gusht 2024, për borxhin e tij monetar, kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve, në gusht 2024, vendosja e eksplozivit në gusht 2024, në një dyqan me interes shëndetësor në Argyroupoli dhe tentativa e vrasjes me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave, në tetor 2024 në Nea Smyrni.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 155 mijë euro cash, 1 kg kokainë, 32.6 kg marijuanë, 50 pilula ekstazi, 640 gramë MDMA, 16 peshore 23 rende, 5 pistoleta dhe shtatë karikatorë pistolete, 2 armë ajrore me karikatorë, jelek antiplumb, karikator Kallashnikovi me 29 fishekë, rrip fishekësh, 17 thika, grusht hekuri, shufër metalike, 12 makina dhe 9 motoçikleta, një mori pako najloni, fishekzjarre dhe gjeneruesa tymi, anabolike, celularë dhe karta SIM, media të ndryshme të ruajtjes së të dhënave dixhitale, 3 orë dore me vlerë të lartë, laptop, 110 paund britanik, kapele policie dhe 13 bojë spray.

Poll

MOS HUMB