Aktualitet

Bashkëmoshatari e plagosi me thikë pas sherrit në 'TikTok', humb jetën pas 9 ditësh 15-vjeçari

Adoleshenti u godit 4 herë me thikë nga një 14-vjeçar pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok.

F.I
Bashkëmoshatari e plagosi me thikë pas sherrit në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-15-vjeçari i cili u plagos më 25 nëntor nga një bashkëmoshatar në Durrës ka humbur jetën. Adoleshenti u godit 4 herë me thikë nga një 14-vjeçar pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale, konkretisht për një koment në platformën TikTok.

15-vjeçari u dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm për shkak të plagës që kishte në zemër. Mjeku kirurg Fitim Shini, i cili ishte duke u kujdesur për të, në një prononcim për mediat shpjegoi se gjendja shëndetësore e të miturit ishte e rëndë. Pas operacionit, ai u vendos në reanimacion, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI

Poll

MOS HUMB