Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari kërcënon të riun, qëllon me automatik në ajër

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë', ku pas një konflikti për motive të dobëta Altin Shpendi ka kërcënuar një 20-vjeçar

F.I
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari
ARRESTIMI

SHKODËR-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë', ku pas një konflikti për motive të dobëta Altin Shpendi ka kërcënuar një 20-vjeçar, duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, shkuan në vendngjarje ku u arrestua autori 26 vjeçar dhe u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç.

Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB