
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet në lidhje me vetëvrasjen e Alma Arrazit, e cila së bashku me 3 fëmijët e saj u mbyt në lumin Buna. Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për bashkëshortin e saj Erdgys Arrazi, i cili akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes. Për shkak se Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar, organi akuzës ka kërkuar që dënimi t’i ulet dënimi me 4 vite.
Sipas akuzës, për shkak të sjelljes së tij, ai ka diskretuar dinjitetin e viktimës duke detyruar atë të vetëvritet. Ndërsa, në lidhje me vdekjen e të miturve, për shkak se autorja e dyshuar e krimit, Alma Arrazi ka vdekur, është pushuar çështja. Ndërsa, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Erdgys Arrazi ndodhet në burgun e Reçit për akuzën “shkaktim të vetëvrasjes”, pas tragjedisë së ndodhur më 2 maj 2024 në Shkodër, ku bashkëshortja e tij Alma Arrazi dyshohet se u vetëhodh bashkë me tre fëmijët në lumin Buna. Paraprakisht dyshimet kanë qenë dyshimet se dhuna e bashkëshortit e ka shtyrë nënën e tre fëmijëve të bëjë këtë akt makabër, por 32-vjeçari mohoi të gjitha akuzat duke u shprehur se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Mendohet se nëna e re, e dëshpëruar dhe në kushtet e një tronditje të thellë mendore është vetë hedhur bashkë me fëmijët në lumë. Kjo si shenjë hakmarrje ndaj bashkëshortit dhe tradhtisë së tij. Për shkak të dhunës psikologjike të vazhdueshme, Erdgys Arrazi akuzohet për shkaktimin e vetëvrasjes. Por, dinamika konkrete se si janë hedhur fëmijët, mbetet ende mister. Ndoshta, kjo nuk ka për tu mësuar kurrë./ZËRI