Aktualitet

"Shkrihen" kompetencat e IKMT, krijohet struktura e re! Çfarë parashikon “superinspektoriati” për pasuritë e konfiskuara...

Kjo paketë parashikon shkrirjen e kompetencave të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes dhe Territorit (IKMT), në një institucion të ri Inspektorati Qendror i Territorit, Mjedisit dhe Pyjeve.

zh.ll
"Shkrihen" kompetencat e IKMT, krijohet struktura e re!
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik një paketë prej 3 projekligjesh, për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme, me qëllim zbatimin e një qasjeje të unifikuar dhe të standartizuar në kontrollin e territorit.

Projektligji 1: Shkrirja e IKMT

Kjo paketë parashikon shkrirjen e kompetencave të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes dhe Territorit (IKMT), në një institucion të ri Inspektorati Qendror i Territorit, Mjedisit dhe Pyjeve. Pra, IKMT zëvendësohet me një strukturë të re qëndrore që organizohet në nivel qëndror dhe rajonal.

Sipas asaj që bën me dije Ministria e Brendshme, ky riorganizim synon forcimin e kontrollit mbi territorin, të mbyllin ciklin e ndërtimeve pa leje dhe garantimi i një procesi inspektimi të besueshëm

“Ky riorganizim synon rritjen e kapaciteteve inspektuese, profesionalizimin e trupës, rritjen e pavarësisë funksionale si dhe garantimin e një procesi inspektimi të besueshëm, të integritetshëm dhe të mbrojtur nga ndikimet e jashtme. Struktura e re pritet të sigurojë zbatimin e një qasjeje të unifikuar dhe të standardizuar në kontrollin e territorit.”, thotë Ministria e Brendshme.

Projektligji 2: Administrimi i Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Lidhur me administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, projekligji i ri vjen me risi, ku Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) bëhet autoriteti i vetëm përgjegjës. Sipas asaj që parashikon projektligji, objektet e konfiskuara nuk do të mbeten të bllokuara apo të amortizuara, përkundrazi, ata do të përdoren për interes publik, strehim social ose do të shiten përmes ankandit.

Ministria rendit edhe efektet e pritshme nga zbatimi i projekligjit në fjalë, si rritja e të ardhurave nga shitja, shmangia e konflikteve apo dhe garantimi i transparencës për publikun.

“Efektet e pritshme nga zbatimi i këtij projektligji janë krijimi i procedurave më të shpejta, më të qarta dhe më të kontrollueshme, rritja e të ardhurave nga shitja dhe përdorimi publik i objekteve, shmangia e konflikteve ndërinstitucionale, forcimi i sigurisë juridike për pronarët dhe institucionet, si dhe garantimi i një niveli maksimal transparence për publikun.”, shton më tej Ministria.

Projektligji 3: Në administrim edhe ndërtimet pa leje

Pasuritë e konfiskuara nga pushteti vendor dhe ndërtimet pa leje do të përfshihen në administrimin e Agjencisë. Ndërsa risia qëndron në përfshirjen e monedhave virtuale si pasuri e konfiskueshme. Gjithashtu, për të rikualifikuar objeketet e paligjshme, do të krijohet fondi i posaçëm i dedikuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB