TIRANË-Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” kanë njoftuar protestë ditën e martën në orën 10:00. "Bashkohu me ne”, është thirrja e fermerëve e afishuar në posterin e njoftimit të protestës. Sipas njoftimit të shoqatës, protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Financave dhe para Kryeministrisë
Protesta vjen si pasojë e situatës së vështirë që po kalon sektori i blegtorisë, i cili sipas fermerëve ndodhet në një krizë të thellë ekonomike. Blegtorët theksojnë se rritja e vazhdueshme e kostove për ushqimin e bagëtive, karburantin dhe shërbimet bazë po ua pamundëson mbijetesën.
Prej kohësh blegtorët dhe fermerët përballen me problem të shumta, ndërsa herë pas here kanë kërkuar rinegocim të çmimit të shitjes së qumështit, rigjenerimin e kullotave, restaurimin e veprave ujore malore, lerava e pritave, rregullimin e tregut të shitjes së mishit.