TIRANË-Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli është paraqitur sot në GJKKO për seancën e parë paraprake pasi SPAK kërkoi kalimin për gjykim të dosjes së tij. SPAK dërgoi për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Kristian Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”, të Tom Doshit. Konkretisht Prokuroria njoftoi se Shkreli shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës”.
Vetë kryebashkiaku i ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk u ka premtuar banorëve se do u bëjë linjën elektrike. Ai ka mohuar po ashtu edhe kontaktet me banorët për të votuar Tom Doshin.
Në muajin muaj të këtij viti, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, Shkrelit ju sekuestrua telefoni celular ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. Shkreli është i dyshuar për veprën penale të korrupsionit zgjedhor, pasi dyshohet se bleu vota për PSD-në e Tom Doshit. Së bashku me Shkrelin te dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës.
Kryebashkiaku socialist ishte në shënjestër të kritikave të Kryeministrit Rama. Para sekuestrimit të celularit, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Shkodër, ZËRI kapi momentin kur kryeministri Edi Rama ka ‘kritikuar’ nën zë kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli. Në momentin që kishte hequr mikrofonin nga dora dhe po largohej, Rama u ndal pak sekonda përballë Shkrelit dhe i tha: "Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!"/ ZËRI

