TIRANË- Më shumë se një muaj nga operacioni i SPAK për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës, zbardhen për herë të parë detaje nga dosja hetimore. Në bisedat në Sky Ecc zbardhur në dosjen hetimore të siguruar nga ZËRI tregohet se si vepronte rrjeti, nga trafiku i drogës në vrasjen e Gentian Qarrit dhe tentativat për ekzekutime të anëtarëve të grupit rival.
Po ashtu në mesazhet e zbardhura tregohet se si Hajrulla dhe krahu i tij i djathtë, Ervis Metodashaj, informoheshin vazhdimisht se si grupi i Fatmir Hysenit, që njihet si “Doqe”, prej kohësh bënin përgatitje për t'i goditur. Një tentativë për të ekzekutuar një person, pjesë të grupit rival të Fatmir Hysenit nuk ka rezultuar e suksesshme. Porosia e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashaj nuk është kryer pasi ka dyshime se armët nuk kanë funksionuar e për rrjedhojë nuk kanë shkrepur.
Në orën 16:54, diskutojnë lidhur me plani që kanë për të kryer ekzekutim të personit/personave pjesë të grupit rival, duke përfshirë persona të tretë, si ekzekutor të porositur prej tyre. Nga analiza e komunikimeve del qartë se në këtë datë ata kanë arritur të afrojnë dikë për të kryer vrasje, por ka dyshime se nuk është kryer për shkak se ekzekutorët në momentin që kanë bërë shkrepjen e armës, ajo nuk ka bërë shkrepje për shkak të mosfunksionimit të armës, thuhet në dojen hetimore. Komunikimi ndërmjet tyre bëhet ndërmjet pajisjeve radio:
Inez Hajrulla---ndize njer radion...
Ervis Matodashaj---po vlla...
Inez Hajrulla ---spo m kthejn me ata...e kan par m tha...
Ervis Matodashaj---po me duket sa e hapa...dergoj nje patrull ne nje vend...
Inez Hajrulla---ku... cvend...
Ervis Matodashaj--- per nje mjet te djeg... sedi vlla...
Inez Hajrulla---kur kq shpejt...
Ervis Matodashaj---se sa e hapa..
Inez Hajrulla---ca thon vlla...
Ervis Matodashaj---azgje vlla...spo flas...
Inez Hajrulla---shkruaj...atyre...atyre... se m genci tel...po se kan ber t presin t vej n rrugic...
Ervis Matodashaj---po iken nje mak na keto shigjetat ne ruge cifut...
Inez Hajrulla--- shkrruaj shpartsllimes...
Ervis Matodashaj--- pa sms...nuk me shkruajt...
Inez Hajrulla- i ka ngecur...
Ervis Matodashaj--- do ken ber na nje... se i vajti me blu... me shikon sms...
Inez Hajrulla--- do i ket ngec vlla... skan ber gj Akoma...
Ervis Matodashaj- pse e pe ti...ku esh... ai te than...
Inez Hajrulla-m thot ai njeriu...
Ervis Matodashaj---ok vlla shkruaj njeher...
Inez Hajrulla---asgje...jan n fer...tek ngushtica...ta presin...aty... se kemi rrugen... per ikje super...1 or mbas vete shteti...
Ervis Matodashaj -- ok vlla... ishalla mbarojm...me thuaj se po digjoj radion...
Inez Hajrulla---i thash tia ndezin t tdy vlla...n kemb...
Ervis Matodashaj---po mir vlla vetem ta mbarojn...erdhi... den...solli celsat... e mak qe ka ber me xhama te zinj...
Inez Hajrulla--- iku n an tj...
Ervis Matodashaj---ore... po nuk e kapen dot... iku ship...
Inez Hajrulla --- na dyqanet... e reja...
Ervis Matodashaj po do vi... ne shpi... mos tak njeri.
Në atë kohë vetë Hajrulla ndodhej jashtë, ndërsa paralajmëronte Matodashajn të mos dilte jashtë dhe të bënte kujdes. Rezulton se Hajrulla kishte një kontakt që e informonte për gjithçka, madje edhe për planin që ta hiqnin qafe atë dhe bashkëpunëtorin e tij Ervis Matodashajn. Në pamundësi për t'i shkuar këtij të fundit, ata vendosin të hiqnin qafe Gentian Qarrin, për ta goditur rivalin e tyre.
Në shkurt të 2021, pasi zbulojnë disa nga anëtarët e grupit rival, interesohen tu gjejnë bazën, që siç thotë i shumëkërkuari Hajrulla, “T’ju çojnë shtetin”, që nënkupton, informimin e autoriteteve policore. Dyshja, Hajrulla dhe Matodashaj, komunikonin me grupin që vranë Gentian Qarrin me porosi të tyre përmes radios dhe interesohen për çdo detaj.
Bisedat në Sky Ecc:
ERVIS MATODASHAJ: Po atë e mori ambulanca
INEZ HAJRULLA: Le ta marri, deri tek shkallët e spitalit do vejë po e ka marrë ambulance
ERVIS MATODASHAJ: Po këta po kërkojnë ‘Golf’
INEZ HAJRULLA: Fola, po ça thua, kanë ngatërruar makinë vk mu tek Milano jan ata!
ERVIS MATODASHAJ: Kush ka ngatërruar makinë?
INEZ HAJRULLA: Shteti, në vend të makinës saktë, kanë thënë ‘Golf’. Njërzit që kanë dhënë informacion
ERVIS MATODASHAJ: Ok, super…
...
REZART KUÇI: Fol icik me atë të sky se më mbyllet sot
ERVIS MATODASHAJ: Po i shkruajta
REZART KUÇI: U shkëmbeva me audin. Prandaj
ERVIS MATODASHAJ: Me kë aud vlla
REZART KUÇI: Me atë audin për atentat, që mban ti. Me targa anglez
REZART KUÇI: Ik që aty o budall. Se më kanë dhonë urdhër me ardh me ju mor. Hahahahaha... Çdo ti aty? Është alarmu gjithë dynjaja. Vk, se merrem unë po vi aty. Ai boti flet gjë po e pyeta unë… Rri serioz kur të vi unë. Ka dhënë urdhër i madhi. Mos e ça k*rin, se e kam unë situatën në dorë, kujdes rrini serioz mos jepni të njofme. Ik direkt tek shpia jote mos rri rrugëve. Ik në shpi, jo këtu poshtë.
Të shtunën e 7 marsit, SPAK goditi grupi e Inez Hajrullës, një nga grupet kryesore kriminale në Vlorë, duke lëshuar 8 urdhër-arreste për krime të rënda. Megjithatë, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj i shpëtuan operacionit.
Matodashaj dhe Hajrulla, dy emra të njohur të botës së krimit, u kanë shpëtuar sulmeve dhe atentateve të ndryshme. Në disa raste, atentatet e planifikuara ndaj tyre kanë dështuar, ndërsa vetë ata kanë qëndruar larg syrit të autoriteteve, duke i shpëtuar disa herë edhe operacioneve policore./ZËRI
